Loading…

Khloe ndryshon përsëri pamjen: Duket identike si Kylie Jenner

  • 08/07/2020 | 15:01

Khloe ndryshon përsëri pamjen: Duket identike si Kylie Jenner

Ditë më parë ylli i “KUWTK”, Khloe, mori vëmendjen e rrjetit me disa poza të publikura në llogarinë e saj në Instagram.


Ajo dukej shumë ndryshe në fytyrë dhe ndjekësit thuajse s’e njohën në fotot që kishte postuar.

Madje, shumë prej tyre e akuzuan për photoshop dhe e pyetën pikërisht për faktin pse duket ndryshe në të gjitha fotot e saj.

Pavarësisht akuzave për photoshop, Khloe vazhdon të publikojë në rrjete sociale foto me “fytyra të ndryshme” dhe ndjekësit janë shprehur se ajo ende s’ka gjetur rregullimin e duhur për fytyrën, që ta aplikojë në të gjitha pozat e saj.

Së fundmi, Khloe ndau në Instagram një foto ku vetëm si ajo vetë s’dukej.

 

 

View this post on Instagram

 

Tie Dye @talentless. I look so young in this photo 🤪 I love it! Lol maybe it’s the hoodie?!

A post shared by Khloé (@khloekardashian) on

Ndjeksëve u ngjasoi më shumë me Kylie-n dhe këtë ia vunë në pah edhe në komente.

S’dimë nëse e ka pasur “fajin” këndi i fotos, drita apo photoshop-i, por Khloe duket identike me Kylie-n dhe këtë s’e luan topi!

Khloe nuk ka reaguar pas këtyre komenteve, mirëpo vrasim mendjen ç’shpjegim do të ketë për këtë foto!

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë