Loading…

Kiara dhe Luizi ‘kërcënojnë’ produksionin: Po na e shpifin, nëse e thonë edhe njëherë, ika marr valixhet dola

  • 15/03/2023 | 23:20

Kiara dhe Luizi ‘kërcënojnë’ produksionin: Po na e shpifin, nëse e thonë edhe njëherë, ika marr valixhet dola

Kiara dhe Luizi mbrëmë kanë kërcënuar produksioni e Big Brother duke folur me njëri-tjetrin rreth 30 minuta në orën 3 të mëngjesit teksa të tjerët ishin duke qëndruar në ambientet e jashtme të shtëpisë.


Këtë herë nuk kanë duruar dot kunjat dhe fërkimet me Olta Gixharin që gjate darkës së shtruar pas Prime ka provokuar Luizin duke i thënë se përdor  dhune ndaj Kiarës dhe se gjithashtu duhet të dalë.

Kiara ndërhyri në mes duke i thënë “po ty çfarë të duhet se çfarë bën Luizi me mua” por Olta ia ktheu “jam banore e shtëpisë, ja çfarë me duhet”.

“Zarfi i zi”/ Luizi i ngriti kurthin Armaldos e Kristit, thyen rregullat, dalin në nominim: E organizova enkas këtë
Pasi ka akuzuar Luizin serish për dhunë ky i fundit ka marrë Kiarën dhe kanë shkuar në ambientet e brendshme teksa kanë biseduar.

“Hajde dalim o Luiz, nuk rrihet më këtu na e shpifen fare këta” tha Kiara.

Më pas Luizi shtoi: “Nëse produksioni ose dikush thotë sërish se përdora dhunë marr valixhet dhe iki dal nga ajo dera. Mjaft më, nëse e kanë ndarë mendjen…”

“Po na e shpifin për Zotin. Qe kur i vjen atyre keq për mua njëherë. Çfarë njerëzish deri dje as u interesonte. Po na luajnë mendsh kështu, më mirë të dalim.”

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë