Loading…

Kim Jong habit gjithë publikun me paraqitjen e fundit, dhe kjo është arsyeja

  • 11/10/2021 | 16:16

Kim Jong habit gjithë publikun me paraqitjen e fundit, dhe kjo është arsyeja

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un ra në sy të vëzhguesve ndërkombëtarë dje gjatë një fjalimi që shënoi përvjetorin e themelimit të partisë në pushtet, por jo për shkak të fjalëve të tij, por për shkak të zgjedhjes së mbathjeve.


Kim eci në tapetin e kuq në sallën e harlisur me sandale të zeza me shkëlqim mbi çorape të zeza për ta plotësuar kostumin e tij të errët, kravatën dhe syzet me gjysmë kornizë, sipas pamjeve të publikuara nga media shtetërore sot.

Colin Zwirko, korrespondent i lartë analitik për NK News me qendër në Seul, vuri re këpucët e Kim dhe tha se nuk është e qartë pse ai vendosi të mbante sandale dhe nëse i kishte mbathur ato më parë.

Ciladoqoftë arsyeja, Kim duket se po ndërmerr hapa kohët e fundit për ta mbrojtur shëndetin dhe komoditetin e tij, tha ai.

“Ai humbi një numër të konsiderueshëm të kilogramëve në një periudhë të shkurtër kohore në maj, dhe në shtator u pa duke qëndruar në dyshekë të vendosur gjatë fjalimeve të gjata, gjë që nuk është e zakonshme”, tha Zwirko.

“Ai duket të jetë veçanërisht i kujdesshëm ndaj Covid-19 dhe mund të përballet me probleme të vazhdueshme shëndetësore.”

Shëndeti i Kim është sekret i ruajtur fort në Korenë e Veriut

Zgjedhja e veshmbathjeve të Kim shpesh studiohet me kujdes nga analistët ndërkombëtarë dhe kërkohen shenja të shëndetit të tij, i cili është sekret i ruajtur fort në Korenë e Veriut.

Kur Kim u rishfaq në mediat shtetërore në fillim të qershorit, pasi nuk u pa në publik për gati një muaj, analistët vunë re se ora e tij ishte më e ngushtë se zakonisht e lidhur në dorën e tij në dukje më të hollë dhe ndezi thashetheme për shëndetin e diktatorit.

Mediat shtetërore më vonë përmendën shëndetin e tij, gjë që e bëjnë rrallë. Ata e cituan një banor të paidentifikuar të Phenianit i cili tha se të gjithë në Korenë e Veriut ishin të thyer kur panë fotot e Kim që dukej “i dobët”.

Në fjalimin e tij të dielën, Kim u përqëndrua në problemet e partisë dhe u bëri thirrje zyrtarëve ta përmirësojnë jetën e qytetarëve në mes të një situate “të errët” ekonomike.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë