Loading…

Kim Jong Un gjeti zgjidhjen magjike për urinë e popullit të vet: Hani mjellmat

  • 29/10/2021 | 18:39

Kim Jong Un gjeti zgjidhjen magjike për urinë e popullit të vet: Hani mjellmat

Shteti superstalinist i Koresë së Veriut po përballet me urinë jo për herë të parë, dhe si zakonisht pushteti del me propozime bizare si ky i fundit. Hani mjellmat e zeza ju preferojnë ata. I ati i diktatorit të sotëm, Kim Jong-il kur ishte përballur ai me zinë e bukës i kishte këshilluar të hanë mish lepuri dhe struci popullin koreanë, transmeton Gazeta Metro.


Koreja e Veriut gjeti edhe një zgjidhje magjike për luftimin e urisë kronike. Ishte sekretari i përgjithshëm i Partisë së Punës së Koresë së Veriut në provincën Hamgjong ka hapur një qendër të rritjes së mjellmave të zeza.

Kjo ceremoni u transmetua në televizionin shtetëror, kjo ishte pjesë e fushatës më të gjerë të promovimit të konsumit të mjellmave të zeza, derisa Koreja e Veriut, siç thonë me “krizën e mungesës së ushqimit”.

Ata e kanë përshkruar mishin e mjellmës së zezë si “të shijshme”, siç pretendon gazeta e partisë komuniste “do të kontribuoj në përmirësimin e jetës së njerëzve”. Ata shtuan se mishi i mjellmës është “ushqim i jashtëzakonisht i shëndetshëm i shekullit 21 me shije unike dhe me vlera shumë të larta ushqyese”.

Mjellmat nuk njihen si delikatesë as në Korenë jugore as në atë veriore por pushteti komunist ka histori të zgjidhjeve të tilla. Kim Jong-il i kishte urdhëruar të hanë mish lepuri dhe struci në zinë e urisë që mendohet që la miliona të vdekur në Korenë e Veriut gjatë dekadës së fundit të shekullit të kaluar./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë