Loading…

Kim Jong-Un habiti të gjithë, i kërkoi falje Koresë së Jugut për vrasjen e një zyrtari të tyre

  • 25/09/2020 | 08:42

Kim Jong-Un habiti të gjithë, i kërkoi falje Koresë së Jugut për vrasjen e një zyrtari të tyre

Lideri veri korean, Kim Jong-un ka bërë një kërkim falje të rrallë për vrasjen e një zyrtari të Koresë Jugore, është thënë në njoftimin e Zyrës Presidenciale jug koreane. Kim është raportuar t’i ketë thënë homologut të tij jugkorean, Moon Jae-in se incidenti nuk do të duhej të ndodhte, transmeton Gazeta Metro.


Koreja Jugore ka thënë se 47-vjeçari dyshohet se ka qenë duke tentuar që të ikë nga Koreja Veriore kur është gjetur nga trupat, në ujërat e verikorean.

Ai më pas është qëlluar për vdekje dhe trupi i tij është djegur, sipas Seulit.

Kufiri në mes të dy Koreve është tejet i kontrolluar dhe Koreja Veriore besohet të ketë zbatuar politikën “të shtëna për vdekje”, me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit në këtë shtet.

Sipas një zyrtari, kërkimfalja ka ardhur përmes një letre që i është dërguar presidentit Moon Jae-in, duke pranuar se incidenti nuk do të duhej të ndodhte.

Kim ka ndjerë “shumë keqardhje” për “zhgënjim” të presidentit jugkorean, ka raportuar agjencia e lajmeve Yonhap, duke cituar Shtëpinë e Kaltër.

Koreja Veriore ka bërë të ditura edhe detaje tjera të incidentit, duke thënë se viktima është vrarë me 10 të shtëna.

Aty është sqaruar se nuk është djegur trupi i viktimës, mirëpo “materiali përcjellës”, që ka bartur atë, ka thënë drejtori i Koresë Jugore për Siguri Kombëtare, Suh Hoon.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë