Kim Kardashian ka pranuar se suksesi i ‘Keeping Up With the Kardashians’ ka ardhur mëse shumti pas publikimit të videos së skandalit ku Kim dhe Ray J kryenin marrëdhënie seksuale.
E pyetur nga Andi Cohen nësë shfaqja do të kishte patur të njëjtin sukses edhe nëse nuk do të ishte shfaqur videoja e Kim me Ray J ajo është përgjigjir jo. Më pas Kim pyetet nëse fëmijët e saj janë në dijeni të kësaj videoje ajo ka thënë se për fat të mirë nuk i është dashur akoma dhe për fat të mirë kanë kaluar shumë vite dhe tashmë videoja është fshirë.
Kim ka thënë së kjo është një gjë me të cilën tashmë i duhet të jetojë gjithë jetën dhe se mori një mësim nga ai skandal.