Loading…

Kim kardashian dhe Kanye në telashe: Fotot seksi tani janë bërë problem

  • 14/10/2019 | 21:30

Kim kardashian dhe Kanye në telashe: Fotot seksi tani janë bërë problem

Kim Kardashian është një prej influencueseve më të mëdha në botë dhe veshja e saj është në vëmendjen e të gjithëve.


Por kjo gjë nxit debate me bashkëshortin e saj, Kanye West. Në episodin e së dielës të “KUWTK” u shfaq një bisedë mes tyre ku reperi nuk donte që Kim të dukej aq seksi për Met Gala 2019.

Kanye West: Jam në një lloj tranzicioni, kur shikoj këto vajzat e tjera dhe vajzën time. Gruaja ime ka nevojë të duket si vajzat e tjera, të shfaqë trupin e saj, të shfaqë këtë, të shfaqë atë dhe nuk e kuptoja që kjo ndikonte te unë, te shpirti im si dikush që është i martuar dhe i dashuruar dhe baba i katër fëmijëve. Korseja është një veshje e brendshme. Është seksi. Është sikur të thuash: për kë je bërë seksi?

Kim Kardashian: Po më krijon një ankth vërtet të keq … nuk kam nevojë për më shumë energji negative.

Kanye West: Ti je gruaja ime dhe kjo ndikon te mua kur fotot janë shumë seksi.

Kim Kardashian: Ti më shndërrove në këtë person seksi dhe me besim në vetvete! Vetëm sepse ti je në një udhëtim dhe në një proces transformimi, nuk do të thotë që unë jam në të njëjtin vend me ty.

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë