Loading…

Kim Kardashian flet për mashkullin ideal pasi i dështoi martesa disa vjeçare

  • 11/06/2021 | 16:40

Kim Kardashian flet për mashkullin ideal pasi i dështoi martesa disa vjeçare

Gjatë një bisede që Kim Kardashian po bënte me nënën e saj, Kris Jenner, në episodin e fundit të “Keeping Up With Kardashian”, 40-vjeçarja ka shpjeguar arsyen pse u divorcua nga Kanye West.


Në skenat e filmuara në tetor, ajo tha se kishte folur me një terapist dhe se e kuptoi që ishte në një martesë të gabuar, shkruan “Daily Mail”.

“Unë dua lumturi totale. Natyrisht, e di që lumturia e plotë nuk është reale, por gjithçka që dua është që ta kem atë në pjesën më të madhe të kohës.

Thjesht ndjej se kam punuar kaq shumë në jetë për të arritur gjithçka që doja dhe arrita 10 herë më shumë sesa mendoja se ishte njerëzisht e mundur, por nuk kam një jetë për ta ndarë më me të”.

Kim Kardashian dhe Kanye West u martuan në vitin 2014 dhe ndajnë fëmijët North, shtatë vjeç, Saint, pesë vjeç, Chicago, Psalm tre dhe dy-vjeçar.

Kim tregoi se është ndjerë shumë e vetmuar kur Kanye u zhvendos në një fermë në shtetin amerikan të Wyoming, ndërsa ajo qëndroi në Kaliforni.

Ajo tha: “Unë kurrë nuk e mendoja më parë se isha e vetmuar. Gjithmonë kam menduar se ishte krejtësisht në rregull. Pasi mbusha 40 vjeç këtë vit e kuptova që nuk doja më një partner që jeton në një gjendje krejt tjetër nga unë. Dua dikë që kemi qëllime të përbashkëta, dua dikë që dëshiron të punojë me mua.”

Ajo i tha nënës së saj të mos qante, duke shtuar: “Jam mpirë, jam lodhur nga kjo, por e di që do të jem e lumtur. Unë nuk kam ardhur deri këtu vetëm për të arritur diçka dhe për të mos qenë e lumtur.”

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë