Kim Kardashian postoi ditën e djeshme foton e parë të portretit të djalit të saj, të ardhur në jetë pak kohë më parë.
Dhe përveçse fotoja është shumë e bukur dhe i vogli i familjes West është i adhurueshëm, njerëzit kanë vënë re se Psalm ka një ngjashmëri shumë të madhe, gati të frikshme, me motrën e tij Chicago.
Kjo është foto-ja e që Kim postoi në Instagram me nënshkrimin: “Psalm Ye”:
Pra, janë gati identikë. Dhe nëse nuk ju mjaftojnë këto dy foto, dikush në Twitter postoi këtë krahasim mes Psalm dhe Chicago-s kur ka qenë bebe:
Okay e kuptojnë që janë motër e vëlla dhe patjetër që supozohet të ngjajnë por duket sikur janë binjakë. Dhe ta mendosh qe Psalm e ka mbajtur për 9 muaj në bark një nënë surrogate. Loja e gjeneve është shumë e fortë në familjen Kardashian/West.