Loading…

Kim mori çmimin e ‘Ikonës së modës’ në People’s Choice: Nuk e priste askush që ajo do të falënderonte këtë person

  • 08/12/2021 | 12:30

Kim mori çmimin e ‘Ikonës së modës’ në People’s Choice: Nuk e priste askush që ajo do të falënderonte këtë person

Nuk ka dyshim se  Kim Kardashian është një nga influencueset më të mëdha në botë.


Së fundmi  ajo u vlerësua për përkushtimin e saj ndaj stilit në 2021 People’s Choice Awards, ku u emërua ‘ikonë e modës’. Teksa u ngjit në skenë me një pamje mahnitëse, tërësisht veshur zi nga Balenciaga, Kim falënderoi gjatë fjalimit të saj veçanërisht ish-bashkëshortin e saj, Kanye West që e përfshiu në botën e modës.

Në momentin që Kim pranoi çmimin para motrës së saj, Khloe dhe nënës, Kris Jenner, ajo e përshkroi këtë çast si një moment të madh në jetën e saj.

“Fakti që po fitoj çmimin e ikonës së modës është, si një moment i madh. Jam shumë e përulur”, përfundoi ajo fjalën e saj.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë