Loading…

Kina akuzohet se ka fshehur të dhënat, 242 viktima dhe 15 mijë raste të reja nga korona virusi në një ditë

  • 13/02/2020 | 09:32

Kina akuzohet se ka fshehur të dhënat, 242 viktima dhe 15 mijë raste të reja nga korona virusi në një ditë

Numri i rasteve të personave të infektuar nga korona virusi në Kinë shpërtheu sot pasi zyrtarët shëndetësor zgjeruan numrin e rasteve të përfshira në numërim. Tani numri i vdekjeve si pasojë e infektimit është regjistruar gati 60 mijë raste dhe mbi 1350 të vdekur, transmeton Gazeta Metro.


14840 rastet e reja të infektimit të regjistruara në provincën Hubei është larg rritja më e lartë e rasteve të reja siç është edhe numri i 242 të vdekurve nga infektimi.

“Zyrtarët kinezë më parë kishin numëruar vetëm rastet e konfirmuara me testet e acidit nukleik, që kritikët kishin paralajmëruar se është i mangët dhe nënvlerëson përhapjen e vërtetë të epidemisë” njofton The Washingotn Post.

“Me javë të tëra, mjekët dhe pacientët kinezë janë ankuar për mungesë të testeve të acidit nukleik dhe vërtetësinë e tyre. Rritje dramatike e rasteve në Hubei realisht konfirmon dyshimin se Kina me javë të tëra se ka nënvlerësuar dhe fshehur numrin e rasteve të infektuar me virusin”.

Kina është akuzuar se ka fshehur tërë informacionin e përhapjes në të kaluarën dhe ky njoftim i fundit vetëm se nxisë pyetje e dyshime të reja rreth mortalitetit të vërtetë nga infektimi me korona virusin dhe sëmundjen e shkaktuar.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ende pretendon se është herët për të parashikuar fundin e epidemisë. OBSH ka arritur të zbulojë burimet e transmetimit të virusi në të gjitha 441 rastet përveç 8 prej tyre jashtë Kinës, njoftoi drejtori i emergjencave Michael Ryan./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë