Loading…
Kina arreston dy kanadezë si ‘spiunë’
  • 16/05/2019 | 22:15

Kina arreston dy kanadezë si ‘spiunë’

Kina arreston dy shtetas kanadezë, biznesmeni Michael Spavor dhe ish diplomati Michael Kovrig, sipas tyre me dyshimin e spiunazhit, transmeton Gazeta Metro.


Situata eskalon në marrëdhëniet mes perëndimit dhe lindjes edhe më tej, zëdhënësi i ministrisë së jashtme kineze Liu Kang sot njoftoi se dy shtetas kanadezë janë arrestuar, Michael Korvig është arrestuar për dyshimin e “mbledhjes së sekreteve shtetërore”,  derisa Michael Spavor akuzohet për “vjedhjen dhe ofrimin ilegal të sekreteve shtetërore”.

Këta dy shtetas kanadez janë ndaluar dhe janë mbajtur nga autoritetet kineze me arsyetimin se kanë ‘rrezikuar sigurinë kombëtare’ me muaj tani, por sot lajmëruan për arrestimin e tyre.

Ky zhvillim duket të jetë zhvillimi më i fudit i luftës tregtare mes SHBA’ve dhe Kinës, edhe pse zyrtarisht nuk komunikohet por shihet si hakmarrje për ndalimin e shtetases kineze Meng Wanzhou, menaxhere e lartë tek gjganti i telekomit kinez Huawei, e cila u ndalua në Kanadë me 1 dhjetor 2018 me kërkesë të SHBA’ve me arsyetimin e se kanë thyer sanksionet ndaj Iranit.

Fjalia që zakonisht përdoret nga Kina për supozimin e spiunazhit është “rrezikimi i sigurisë kombëtare”, kjo lëvizje siç duket vie pas zhvillimit të fundit ku SHBA’të vendosën kompaninë Huawei në listën e entiteteve që e kanë të ndaluar veprimtarinë ekonomike në SHBA pa aprovimin e departamentit të shtetit amerikan.

Kryeministri i Kanadës, JustinTrudeau, dënoi arrestimet si të papranueshëm dhe kërkoi lirimin e menjëhershëm të tyre dhe u betua se do punojnë për lirimin e tyre./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë