Ministria e Jashtme kineze të martën hodhi poshtë kritikat e Papa Françeskut për trajtimin e Kinës ndaj ujgurëve myslimanë si të pabazuara, transmeton Gazeta Metro.
Papa Françesku tha: “Unë shpesh mendoj për popujt e persekutuar: Rohingya, Ujgurët e varfër, Jezidin”.
Ishte hera e parë që ai i kishte quajtur Ujgurët e Kinës një popull të persekutuar, diçka që aktivistët e të drejtave të njeriut e kanë nxitur atë të bëjë për vite me rradhë.
Zëdhënësi i ministrisë së jashtme Zhao Lijian hodhi poshtë karakterizimin e tij për Ujgurët.
“Qeveria kineze gjithmonë ka mbrojtur të drejtat ligjore të pakicave etnike në mënyrë të barabartë,” i tha ai një konferencë për media.
Njerëzit e të gjitha etnive në Xinjiang gëzojnë mbrojtje të plotë të të drejtave të tyre të jetesës, të drejtave të zhvillimit dhe lirisë fetare, tha Zhao.
“Vërejtjet nga Papa Françesku janë të pabazuara,” tha ai.
Ndërsa papa ka folur më parë për Rohingya të cilët janë larguar nga Myanmar dhe vrasjen e Jezidit nga Shteti Islamik në Irak, ishte hera e parë që ai përmend Ujgurët.
Udhëheqësit e besimit, grupet e aktivistëve dhe qeveritë kanë thënë se krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidi po ndodhin kundër Ujgurëve në rajonin Xinjiang të Kinës, ku më shumë se 1 milion njerëz mbahen në kampe.
Pekini ka hedhur poshtë akuzat si një përpjekje për të diskredituar Kinën, duke thënë se kampe janë qendra të arsimit dhe trajnimit profesional si pjesë e masave kundër terrorizmit dhe çradikalizimit.
Shumë komentatorë kanë thënë se Vatikani ngurronte të fliste për Ujgurët më herët sepse ishte në procesin e rinovimit të një marrëveshje me Pekinin për emërimin e peshkopëve. Ajo u rinovua në shtator./gazetametro.net