Loading…

Kina hidhërohet me SHBA’të për Hong Kong: Shikoni punët tuaja

  • 13/08/2019 | 23:41

Kina hidhërohet me SHBA’të për Hong Kong: Shikoni punët tuaja

Protestat dhe trazirat në Hong Kong kanë trazuar edhe Kinën që janë nën presion për shkak të provave për të kufizuar liritë e qytetarëve të qytetit dhe tani kanë gati tre muaj që kanë dalë në rrugë, sot reagoi edhe Ministria e Jashtme e Kinës komuniste ku i akuzoi SHBA’të se kanë dorë në protesta, transmeton Gazeta Metro.


Ministria e Jashtme e Kinës i tha SHBA’ve sot të mos ndërhyjnë në çështjet e brendshme të tyre pasi disa ligjvënës amerikanë, përfshi edhe kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA’ve, Nancy Pelosi, e dënuan aktet e dhunës së policisë ndaj protestuesve në Hong Kong.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë mohuar pretendimet e Kinës se kanë dorë në trazirat e Hong Kong, por zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Hua Chunying tha se komentet e kongresistëve amerikanë kanë “sjellë dëshmi të reja dhe të fuqishme para botës”.

“Ata kanë shpërfillur faktet, e kanë kthyer të bardhën në të zezë, dhe kanë karakterizuar krime të dhunshme si një luftë të mrekullueshme për liri dhe të drejt njerëzore” tha zëdhënësi Hua në deklaratën e tij.

“Ju duhet të kryeni punët e juaja. Kong Kong nuk është çështje për të cilën ju duhet të mërziteni” deklaroi Hua.

Kjo është kriza më e rëndë që e ka kapluar Hong Kong që nga dorëzimi i qytetit nga Britania më 1997. Kriza nisi kur pushteti i mbështetur nga Kina kishte aprovuar ligjin për ekstradim në Kinë, që nxiti trazira të mëdha, përkundër se e pezulluan ligjin ato nuk ndaluan e tani kanë kaluar në kërkesa të reformave demokratike.

Kina e SHBA’ja kanë edhe mosmarrëveshje edhe ekonomike mes tyre ku SHBA’ja kanë vendosur tarifa në produkte kineze me vlerë 300 miliardë dollarë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë