Loading…

Kina i ndaloi eksportin e mishit Kanadasë, vazhdon t’i hakmerret pasi arrestuan financieren e Huawei

  • 26/06/2019 | 13:27

Kina i ndaloi eksportin e mishit Kanadasë, vazhdon t’i hakmerret pasi arrestuan financieren e Huawei

Dje Kina ka kërkuar nga Kanada të ndalojë eksportin e mishit  për në Kinë pasi zbuloi se kishte certifikata false në një dërgesë të mishit të derrit, kjo është edhe një çështje peng në marrëdhëniet e përkeqësuara mes dy shteteve pas arrestimit të dy diplomatëve kanadez nga kinezët si hakmarrje ndaj ndalimit të një shtetase kineze me pozitë të lartë në industrinë e telekomit kinez, transmeton Gazeta Metro.


Ambasada e Kinës në Ottawa tha se hetimi i nisur nga doganat kineze zbuloi se kishte shenja të aditivit të ndaluar e zbuluan mbi 188 dokumente false që iu ishin dorëzuar autoriteteve kineze.

Zyrtarë qeveritarë kanadezë konfirmuan se Policia Mbretërore Kanadeze është thirrur që të hetoj rastin e akuzës së falsifikimit ndaj Frigo Royal Inc.

Agjencia e lajmeve shtetërore kineze Xinhua, raportoi në fillim të këtij muaji se zyrtarë doganor kinez në qytetin Nanjing kanë gjetur se në dërgesat e fundit nga Frigo Royal përmbanin Ractopamine. Substanca që ndikon në rritjen e kafshëve, përdoret gjerësisht në SHBA por është e ndaluar në BE dhe Kinë.

Doganat kineze këtë muaj kanë rritur kontrollin e importeve kanadeze në atë çka shihet si hakmarrje për arrestimin e udhëheqëses së financave të gjigantit të Huawei, Meng Wanzhou me kërkesë të SHBA’ve.

Më parë kinezët ndaluan dhe akuzuan dy shtetas kanadez, për spiunazh, po ashtu kanë bllokuar prodhime bujqësore kanadeze me vlerë miliarda dollarë.

Javën e kaluar Presidenti i SHBA’ve, Donald Trump, i premtoi Kryeministrit të Kanadez, Justin Trudeau, se do të hap këtë temë me Presidentin e Kinës, Xi jinping, kur të takohen këtë të shtunë në Japoni gjatë samitit të G20. Ky takim mes dy krerëve të ekonomive më të mëdha në botë do të jetë i pari pas përkeqësimit të marrëdhënieve vitin e kaluar./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë