Loading…

Kina kërcënon edhe Suedinë që për të shmangur dëmet ndaj kompanive suedeze kërkon anulim të ndalimit të Huawei

  • 21/10/2020 | 22:34

Kina kërcënon edhe Suedinë që për të shmangur dëmet ndaj kompanive suedeze kërkon anulim të ndalimit të Huawei

Suedia do të duhej të tërhiqte ndalimin ndaj kompanive kineze të telekomunikimit Huawei, ZTE nga spektri i tyre i planifikuar të ankandit të teknologjisë 5G nëse duan të shmangin “ndikimin negativ” në kompanitë e tyre ka kërcënuar ministria e jashtme të Kinës, transmeton Gazeta Metro.


“Kina shpreh një pakënaqësi të madhe me Suedinë” tha zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Kinës, Zhao Lijian, gjatë njoftimit të mediave të mërkurën.

Autoriteti i Postës dhe Telekomit të Suedisë të martën kishin ndaluar shfrytëzimin e produkteve nga Huawei dhe ZTE nga kompani që marrin pjesë në ankandin e caktuar për muajin e kaluar.

“Suedia do të duhej të mbante një qëndrim objektiv dhe të drejtë, dhe të përmirësoj vendimin e tyre të gabuar, që do të shmangte ndikimin negativ në bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar mes Kinës dhe Suedisë dhe veprimtarinë e ndërmarrjeve suedeze në Kinë” tha Zhao.

Autoriteti suedez kishte njoftuar se ata kishin marrë udhëzimet nga shërbimet e sigurisë dhe forcat e armatosura, që e kishin përshkruar Kinën si “një nga kërcënimi më i madh në Suedi.”/gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë