Loading…

Kina ‘këshillon’ qytetarët t’i shmangen Australisë për shkak të racizmit, kjo nga shteti që ka kampe përqendrimi për mysliman

  • 06/06/2020 | 15:46

Kina ‘këshillon’ qytetarët t’i shmangen Australisë për shkak të racizmit, kjo nga shteti që ka kampe përqendrimi për mysliman

Kina ka këshilluar qytetarët e vet të mos vizitojnë Australinë, duke cituar diskriminimin racor dhe dhunën kundër aziatikëve në çka duket si përpjekja e fundit e Pekinit për të dënuar shtetin australian për kërkesën e tyre për hetim për pandeminë e koronavirusit, transmeton Gazeta Metro.


Një njoftimi i lëshuar nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit vonë të premten tha se është “vërejtur një rritje në fjalime dhe veprime diskriminuese racore si dhe akte dhune ndaj kinezëve dhe aziatikëve në Australi, për shkak të pandemisë Covid-19”.

“Ministria këshillon turistët kinezë për të shtuar kujdesin dhe t’i shmangen udhëtimit në Australi” sipas njoftimit.

Partia Komuniste e Kinës rregullisht kërcënon shtetet kundërshtuese me heqjen e qasjes në tregjet si dënim nga Kanada e Norvegjia në mospajtimet politike. Zyrtarë kinezë me rutinë refuzojnë të konfirmojnë se pengesat tregtare janë në relacion me konflikte politike por megjithatë e bëjnë të qartë se Pekini dëshiron koncesione.

Kina është rregullisht kryeson listën e shkeljeve të lirive të të drejtave të njeriut dhe pas daljes në shesh të shumë problemeve rreth keq menaxhimit e keqpërdorimit të situatës me pandeminë e koronavirusit e nisi një fushatë propaganduese parandaluese të fajësimit pandeminë.

Arsyetimi i shmangies së udhëtimeve gjoja për racizëm në shtete perëndimore tingëllon edhe më i paturpshëm posaçërisht nga një diktaturë që ka pranuar se ka dërguar së paku një milionë persona të komunitetit ujgur në Kinë, për t’i riedukuar nga religjioni i tyre./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë