Loading…

Kina kryen stërvitje ushtarake të invadimit detar, një ditë pasi Tajvani kundërshtoi ‘ribashkimin’

  • 11/10/2021 | 19:02

Kina kryen stërvitje ushtarake të invadimit detar, një ditë pasi Tajvani kundërshtoi ‘ribashkimin’

Të hënën ushtria e Kinës ka njoftuar se kanë kryer stërvitje të zbarkimit në plazh në një provincë pikërisht përballë Tajvanit. Sipas raporteve, këto stërvitje kanë simuluar një invadim bregdetar me trupa speciale trupa që kanë shmangur mbrojtjet me tela gjembor dhe kanë përdorë granata tymi, transmeton Gazeta Metro.


Stërvitja ushtarake, e detajuar në blogun e gazetës së ushtrisë kineze, ka ndodhur “këto ditë”, derisa po rritet tensioni mes Kinës dhe Tajvanit.

Agjencia e lajmeve Reuters ka raportuar se këto stërvitje të sulmeve në provincën përballë Tajvanit nuk ishin ndërlidhur ato me situatën e tensionuar me Tajvanin.

Raporti i Reuters ka shtuar se provinca Fujian do të ishte kyçe si pikënisje për çdo invadim të Tajvanit nga Kina për shkak të afërsisë gjeografike.

Derisa Kina ka shtuar veprimtarinë ushtarake në afërsi të Tajvanit, shteti demokratik ka vazhduar të dalë sfidues dhe ka pohuar se do të mbrojë veten nga çdo sulm i Kinës.

Kur Tajvani po festonte ditën kombëtare, presidentja Tsai Ing-wen tha se do të rezistojnë kundër Kinës nëse duhet.

“Ne shpresojmë për zbutje të marrëdhënieve me ta dhe nuk do të veprojmë pa maturi, por s’duhet të ketë iluzione se populli i Tajvanit do t’i nënshtrohet presionit. Ne do të vazhdojmë të përforcojmë mbrojtjen tonë kombëtare dhe do të demonstrojmë përkushtimin tonë në mbrojtjen e vetes për t’u siguruar se askush nuk mund të detyrojë me forcë të zgjedhim rrugën që Kina të shtroi për ne. Kjo për shkak se kjo rrugë që Kina ka zgjedhur për ne nuk është as e lirisë e as e jetës sonë demokratike të Tajvanit, të popullit tonë sovran prej 2 milion njerëzve.”

Presidenti i Kinës Xi Jinping kishte thënë se ai ka avokuar për një ribashkim të Kinës dhe Tajvanit. Jinping shtoi edhe një kërcënim, e rëndomtë kjo për pushtetin komunist në vazhdimësi më arrogant e kërcënues.

“Ribashkimi kombëtar me mjete paqësore i shërben më së miri kombit kinez në tërësi, përfshi bashkëpatriotët tanë në Tajvan. Ata që harrojnë trashëgiminë e vet, tradhtojnë mëmëdheun e tyre, dhe kanë synim të copëtojnë vendin do të kenë një fund të keq; do të përbuzen nga populli dhe do të dënohen nga historia” ka thënë ai./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë