Loading…

Kina ‘lëshon pe’, i heq disa tarifa ndaj SHBA’së para bisedimeve

  • 11/09/2019 | 19:18

Kina ‘lëshon pe’, i heq disa tarifa ndaj SHBA’së para bisedimeve

Lufta tregtare mes fuqive kryesore ekonomike botërore që nisi mes SHBA’së dhe Kinës pas dështimit të negociatave në maj të këtij viti dhe vendosjes së tarifave nga dyja palët ndaj produkteve me vlerë miliarda dollarësh amerikanë, që kanë dëmtuar jo vetëm ekonomitë e tyre, veçanërisht atë kineze, e kanë destabilizuar tërë ekonominë botërore, transmeton Gazeta Metro.


Autoritetet kineze njoftuan se do të përjashtojnë një pjesë të vogël të produkteve amerikane nga tarifat e vendosura së fundmi si kundërpërgjigje ndaj një lufte të përshkallëzuar tregtare mes dy fuqive botërore ekonomike.

Ministria e Financave e Kinës publikoi një listë me 16 produkte, të cilat nuk do t’i nënshtrohen tarifave shtesë, përfshirë karkalecat, vajin industrial, një makineri e përparuar për të luftuar kancerin, vajit lubrifikant e përbërje të tjera kimike. Vendimi për përjashtimin e tyre hyn në fuqi më 17 shtator dhe do të mbetet në fuqi për një vit.

Për më shumë se një vit Washington dhe Beijing janë përfshirë në luftë tarifash të nxitura nga kërkesa fillestare e Presidentit amerikan Donald Trump për ndryshime në tregtinë, subvencionet dhe praktikat e pronësisë intelektuale të Kinës, të cilat këta të fundit nuk i respektojnë aspak në territorin e tyre.

Më 1 shtator Washington i vendosi tarifa të reja shtesë importeve kineze me vlerë rreth 112 miliardë dollarë, duke përfshirë pajisjet e veshjet sportive, instrumentet muzikore e orendi.

Kina u kundërpërgjigj me tarifa në vlerën e 75 miliardë dollarëve ndaj importeve amerikane, përfshirë misrin, mishin e derrit, mermerin dhe gomat e biçikletave.

Më vonë gjatë këtij muaji negociatorët e të dyja palëve pritet të takohen për të hedhur bazat për një raund të ri bisedimesh tregtare të nivelit të lartë që do të zhvillohen muajin tjetër në Washington. Raundi i fundit i bisedimeve të zhvilluara në korrik përfundoi pa një marrëveshje për t’i dhënë fund situatës së krijuar./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë