Loading…

Kina mori kontrollin e fabrikave të pajisjeve shëndetësore, nxit panik për një valë të dytë të koronavirusit

  • 21/05/2020 | 12:43

Kina mori kontrollin e fabrikave të pajisjeve shëndetësore, nxit panik për një valë të dytë të koronavirusit

Partia Komuniste Kineze përsëri sekuestroi linjat e prodhimit të pajisjeve mbrojtëse shëndetësore që furnizojnë botën me to- që nxiti frikë se vendi po përgatitet për një valë të dytë të koronavirusit, transmeton Gazeta Metro.


Kështu e informuan tregtarë amerikanë në Kinë për gazetën amerikane The New York Post.

Një njujorkez Moshe Malamud, që bën biznes në Kinë mbi dy dekada, ka tregtuar dhjetëra miliona copë të pajisjeve mbrojtëse personale për në SHBA në kulmin e krizës por tani tha se në javët e fundit prodhuesit janë të tronditur nga porositë e qeverisë kineze.

“Unë po dorëzoja një porosi tek një distributor i madh kur ai më tha ‘unë mund ta kryej këtë porosi por pas saj jemi kontraktuar nga qeveria kineze për të prodhuar 250 milionë mantela” tha Malamuf, që jetoi në Kinë për një dekadë para se të formonte kompaninë ajrore M2Jets.

Ai tha se ka një tregim të ngjashëm për një prodhues tjetër të termometrave.

“Ne po dëgjojmë se Kina është hapur dhe se virusi është në të shkuarën, e kështu i pyeta se përse po porosisin 250 milionë mantele ? Dhe normalisht askush nuk flet”. “Kam dëgjuar shumë institucione që thonë se “mund të japim pak por thjeshtë jemi koncentruar tani e deri në fund të verës në prodhim për qeverinë kineze në pritje të një vale të dytë” shtoi ai.

Muajin e kalua, prodhues të mëdhenj të pajisjeve mbrojtëse shëndetësore i kanë thënë Shtëpisë së Bardhë se Kina ju kishte ndaluar eksportin e mallrave derisa kriza po rritej, kishte zbuluar The New York Post./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë