Loading…
Kina ndërtoi urën më të gjatë 3D, duhet t’i shihni këto pamje
  • 26/01/2019 | 14:33

Kina ndërtoi urën më të gjatë 3D, duhet t’i shihni këto pamje

Në Shanghai është hapur ura më të gjatë nga betoni e bërë me teknologji 3D për shtypje, transmeton Gazeta Metro.


Këtë ura e kanë bërë një grup i ekspertëve nga Universiteti i Arkitekturës  Beijing në Pekin.

Është i gjatë 26,3 metra, i gjërë 3,6 metra dhe është i vendosur në Baoshan, ndërsa për tu shtypur janë përdorur teknika moderne të ndërtimit. Këtë urë e ka dizajnuar profesori Xu Ëeiguo. Si bazë ka pasur 44 komponente të betonit që janë bërë me teknologji 3D, ndërsa pjesët mbajtëse janë të ndara në 68 njësi.

Komponentët e betonit u shtypën duke përdorur dy duar robotikë dhe për përgatitjen e tyre u nevojiten 450 orë. Sipas vlerësimeve të ekspertëve, krahasuar me procesin e konstruksionit konvencional, ata shpëtuan 33% nga paratë e parashikuara.

Para fillimit të shtypjes, ekspertët bënë një model më të vogël për të testuar këtë projekt. Qëllimi i testit ishte për të provuar se a mund ura të përballojë këmbësorët që kalojnë nëpër të dhe të cilat mbahen në të gjithë sipërfaqen. Në urë është instaluar një sistem monitorimi në kohë reale, i cili monitoron deformimet dhe zhvendosjet e mundshme.

Për dallim nga urat tradicionale, nuk është i futur beton i armuar.  Është i bërë nga material që nuk dëmtohet nga dielli dhe shiu, mjaftueshëm për të përmbushur standardet kombëtare të ndërtimit. Udhëheqësi i ekipit të arkitektëve shpjegoi se sipërfaqet e lakuara të urës mund të arrihen ekskluzivisht me teknologjinë e printimit 3D. Ura e parë prej betoni e bërë me teknologji 3D u hap në 2017 në Holandë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë