Loading…

Kina ‘ndëshkon’ edhe Slloveninë pas Lituanisë, kërcënon gjithë BE’në e posaçërisht Gjermaninë

  • 28/01/2022 | 17:37

Kina ‘ndëshkon’ edhe Slloveninë pas Lituanisë, kërcënon gjithë BE’në e posaçërisht Gjermaninë

Pas Lituanisë radhën e kishte Sllovenia të ballafaqohet me zemërimin e Kinës komuniste që si reagim ndaj mbështetjes së shfaqur nga kryeministri slloven Janez Jansa për Tajvanin. Kina ndërmori masa ekonomike ndaj Sllovenisë siç bëri ndaj Lituanisë, por BE nuk ka qëndruar indiferente dha ka nisur proces në Organizatën Botërore të Shëndetësisë që ka shkaktuar zemërim në Gjermani, transmeton Gazeta Metro.


Kina reagon egër dhe me shantazh ndaj çdo hapi në mbështetje të ishullit të Tajvanit të cilin e pretendon si të sajën.

Pekini ka ndërprerë marrëveshjet me kompanitë sllovene me të cilat ka marrëdhënie dhe është tërhequr nga investimet në Slloveni pasi që kryeministri slloven Janez Jansa hapur foli për zhvillimin e marrëdhënieve më të mira me Tajvanin.

Sllovenia dhe Lituania kanë vendosur gjithë Bashkimin Europian në provë pasi Brukseli ka reaguar fuqishëm poashtu.

Komisionari për tregti i BE’së, Valdis Dombrovskis, ka nisur kontestin me Kinën në Organizatën Botërore të Tregtisë pasi që ekipi europian mblodhi dëshmi se Kian muajin e kaluar ka “kufizuar ashpër apo de facto bllokuar importin dhe eksportin me Lituaninë pa paralajmërim apo konsultim”.

“Nisja e procesit në Organizatën Botërore të Tregtisë nuk është një hap i lehtë që ndërmerret. Megjithatë, pas disa provave të dështuara që çështja të zgjidhet bashkarisht ne nuk shohim tjetër mënyrë. Bashkimi Europian është i vendosur në dëshirën të veprojë si një dhe me nxitim kur bëheet fjalë për vendime që shkelin rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë dhe e kërcënojnë tregun e saj të përbashkët” ka thënë Dombrovksis.

Pekini nuk ka hequr dorë nga taktikat e tyre të shantazhit dhe deklaroi se “akuzat janë të pabaza dhe të njëanshme. Diplomacia kineze madje paralajmëroi se “veprimet ligjore; do të mund të “grabisin” marrëdhëniet e tyre dhe potencialisht të ndikojnë në rimëkëmbjen ekonomike në Bashkimin Europian, posaçërisht në Gjermani.

“Problemi mes Kinës dhe Lituanisë është i natyrës politike, jo eekonomike” kishte deklaruar Zhao Lijian, zëdhënësi i ministrisë së jashtme të kinse. “I kujtojmë të bëjë  kujdes Bashkimit Europian për shkak të tentimit të Lituanisë për të grabitur marrëdhëniet kineze-europiane” kishte shtuar ai në kërcënimin e tij.

Kjo nuk ka kaluar pa reagim nga BE zyrtarët ligjor të të cilës kanë përpiluar dosjen e masave kundër Lituanisë nga Kina që kishte refuzuar të lëshonte leje doganore për mallrat lituaneze, si dhe si kishte bërë presion kompanive europiane që të mos kenë produkte lituaneze në zinxhirët e tyre të dedikuar për tregun kinez.

Kjo zënkë diplomatike ka nxitur ca ndasi në Bashkimin Europian. Sipas komenteve të diplomatëve, Gjermania po bën presion ndaj zyrtarëve në Bruksel që të zbusin kritikat ndaj Kinës për të qetësuar tensionet ka raportuar gazeta angleze The Times.

Por Komisionari i BE’së për Tregti, Valdis Dombrovskis, ka refuzuar. Komisionari Domborvskis është nga Lituania.

Gjermania ka mjaft për të rrezikuar në këtë zënkë. Kompani të mëdha gjermane, posaçërisht ato të industrisë automobilistike janë mjaft të varura nga tregtia me Kinën. Ato madje kishin paralajmëruar Lituaninë se do të tërhiqeshin nëse nuk zgjidhet mosmarrëveshja me Kinën./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë