Kina është në bisedime me Kubën që të ndërtojë një bazë nga e cila do të spiunohej ndaj SHBA’së kanë thënë dy zyrtarë të SHBA. Njohësit e çështjeve politike kanë thënë se ky skenar ngjall paralele me ngjarjet e Luftës së Ftohtë, transmeton Gazeta Metro.
Zyrtarët të cilët folën nën kushtet e anonimitetit kanë thënë se Kina është në bisedime direkte me Kubën që të ndërtojë këtë bazë në ishullin i cili është vetëm 160 kilometra larg SHBA’së. Një bazë e tillë do ti mundësonte Pekinit të spiunonte jug-lindjen e SHBA’së, rajon ky që mban shumë baza ushtarake dhe disa industri madhore. Faktet për negociata të tilla kanë dalë vetëm që disa javë.
Një pakt i tillë mes Kinës dhe Kubës do të kërcënonte përpjekjet e SHBA’së për përmirësimin e marrëdhënieve mes dy superfuqive botërore.
Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken pritet ta vizitojë Kinën javët e ardhshme, udhëtim ky që ishte paraparë të mbahej gjatë shkurtit por qe është shtyer pasi që SHBA rrëzoi një balonë spiunazhi të cilën Kina e kishte lëshuar brenda territorit të SHBA.
The Wall Street Journal, e cila ishte e para që raportoi për këtë ngjarje ka thënë se Pekini dhe Havana kanë arritur një marrëveshje sekrete, ku Kina do ta paguajë Kubën miliarda dollarë si shpërblim. Dy zyrtarët amerikan kanë thënë se nuk mund ta konfirmojnë që dy vendet kanë finalizuar marrëveshjen.
Në anën tjetër Kina dhe Kuba kanë mohuar se po diskutojnë për një plan të tillë. Skenari i diskutuar nga mediat dhe zyrtarët amerikan sipas njohësve kanë rikujtuar Krizën e Raketave që kishte ndodhur mes SHBA dhe Bashkimit Sovjetik në të cilën ishte e përfshirë edhe Kuba/gazetametro.net