Loading…

Kina qortoi edhe Gjermaninë sot, zyrtarisht dorëzuan notën e protestës

  • 11/09/2019 | 18:58

Kina qortoi edhe Gjermaninë sot, zyrtarisht dorëzuan notën e protestës

Qeveria komuniste kineze ftoi ambasadorin gjerman në Pekini pasi sipas tyre kishte ‘dëshmi të mjaftueshme’ të intervenimit të jashtëm në Hong Kong, ata u ankuan për takimit të ministrit të Jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas me aktivistin pro-demokracisë, Joshua Wong, transmeton Gazeta Metro.


Ambasadori i Kinës në gjermani tha të mërkurën se takimi i mes Ministrit gjerman Heiko Maas dhe aktivistit nga Hong Kong, Joshua Wong kishte dërguar “sinjale shumë negative”.

Wu Ken konfirmoi se Pekin kishte ftuar zyrtarisht Ambasadorin e Gjermanisë në shenjë proteste. Ai pretendon se forca të jashtme janë përfshirë në protestat e vazhdueshme anti pushtetit kinez në Hong Kong.

Ambasadori kinez shprehu po ashtu besimin e plotë të qeverisë së Hong Kong për të përmbushur detyrat e tyre.

Protestat nisën në Hong Kong në muajin mars dhe nuk janë ndalur që atëherë, deri sa fillimisht at nisën si protestë ndaj ligjit të ekstradimit në Kinë tani kanë tejkaluar në revoltë pro demokracisë pasi ka rënë besimi tërësisht në qeverinë pro kineze të Hong Kong dhe kërkesat pro reformave janë shtuar.

Përballje mes policisë dhe qytetarëve janë shtuar dhe kanë eskaluar në dhunë nga policia ku kishte raste edhe të nxjerrjes së armëve të shkurta dhe kërcënimit me hapje zjarri ndaj qytetarëve.

Pushteti i Hong Kong përfundimisht u detyrua ta shfuqizoj ligjin e ekstradimit javën e kaluar, me 4 shtator./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë