Loading…

Kina reagon ndaj SHBA’ve: Ndalon anijet luftarake dhe avionët ushtarakë amerikanë të ndalen në Hong Kong

  • 02/12/2019 | 11:45

Kina reagon ndaj SHBA’ve: Ndalon anijet luftarake dhe avionët ushtarakë amerikanë të ndalen në Hong Kong

Kina pritet të ndalojë anijet luftarake dhe avionët ushtarakë amerikanë, që të bëjnë ndalesa në Hong Kong në vazhdën e legjislacionit të miratimit të Uashingtonit për të mbështetur protestuesit pro-demokracisë, transmeton Gazeta Metro.


”Si përgjigje ndaj sjelljeve të paarsyeshme nga pala amerikane, qeveria kineze vendos të pezullojë rishikimin e kërkesave të anije ushtarake amerikane dhe avionëve për të vizituar Hong Kongun që nga sot”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jasthme kineze Hua Chunying në një konferencë për shtyp në Pekin.

Hua gjithashtu njoftoi se Pekini do të vendos sanksione për disa organizata joqeveritare të të drejtave të njeriut, të cilët kanë qenë duke monitoruar dhe raportuar për protesta në Hong Kong.

Presidenti amerikan Donald Trump javën e kaluar nënshkroi Ligjin për të Drejtat e Njeriut dhe Demokracinë e Hong Kongut. Ky ligj do lejojë Uashingtonin të vendosë sanksione ose të pezullojë statusin e veçantë të tregtisë së Hong Kongut për shkeljet e të drejtave.

Pak kohë pasi projektligji u nënshkrua në ligj, ministria e jashtme e Kinës akuzoi SHBA’të për mosrespektim të fakteve dhe mbështetje publike të kriminelëve të dhunshëm.

Ndërsa sot ajo mori veprim më konkret, duke ndaluar marrjen në konsideratë të vizitave nga anijet luftarake amerikane në një nga portet e tyre në Azi./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë