Loading…

Kina s’e lëshon Serbinë: Investon edhe 8 miliardë në Termocentrale

  • 21/06/2019 | 11:34

Kina s’e lëshon Serbinë: Investon edhe 8 miliardë në Termocentrale

Pas fillimit të shumë projekteve në vlerë prej 6 bilion eurosh, Serbia pritet të lansojë projekte të reja të përbashkëta infrastrukturore dhe energjetike me Kinën, me vlerë të përgjithshme prej 8 miliard eurosh, konfirmoi Ministrja e Infrastrukturës në Serbi Zorana Mihajlovic, të Premtën që po lëmë pas, raporton SEE News, transmeton Gazeta Metro.


Për momentin, Serbia është duke implementuar projekte me vlerë prej 6 bilion eurosh në bashkëpunim me Kinën në kuadër të iniciativës ‘One Belt, One Road’, dhe këto investime do t’i zgjerojë tutje, tha Mihajlovic.

Ndryshe, Serbia vetëm pak kohë pasi kishte paralajmëruar përfundimin e ndërtimit të termocentralit Kostolac B3 me kapacitet prej 350 megavatësh, Serbia ka paralajmëruar një termocentral tjetër me kapacitet prej 300 megavatësh, të cilin do ta ndërtojë me fonde shtetërore të Kinës.

Korporata Kineze e ndërtimit PowerChina, është interesuar në ndërtimin e termocentralit nga linjiti në Stavalj në Serbi. Sipas medieve, këtë e kanë konfirmuar edhe zyrtarë të kësaj kompanie pak kohë më parë. Përvec investimit në termocentrale, Kinezët janë duke biseduar me përfaqësues të qytetit të Beogradit për ndërtimin e rrjetit të metrosë.

Projekti i metrosë, i implementuar me PowerChina, pritet të fillojë më 2020 dhe të përfundojë më 2025. Bashkë me Metronë dhe termocentralet, Kinezët po investojnë edhe në modernizimin e linjës hekurudhore në mes Beogradit dhe Budapestit, që më vonë do t’i bashkohet rrjetit panevropian të hekurudhave.

Në Prill, Qeveria e Serbisë ka nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi me Kinën për themelimin e grupit punues të investimeve të përbashkëta.

Ky grup punues ka për qëllim të avansojë bashkëpunimin ekonomik në mes Serbisë dhe Kinës dhe të përkrahë zhvillimin e projekteve tjera infrastrukturore në Serbi dhe në tregje të huaja, kishe deklaruar Mihajlovic teksa po njoftonte mbi themelimin e këtij grupi punues.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se përmes ndërtimit të termocentraleve të reja dhe investimit të vazhdueshëm në infrastrukturë, Serbia, e ndihmuar nga Kina dhe Rusia, po mëton të bëhet superfuqi ekonomike dhe energjetike në rajon./gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 23/10/2019 | 13:09
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë