Duket se vjedhja e letrave të tualetit ka shkuar aq larg në një park në Beijing të Kinës, saqë autoritetet kanë instaluar pajisje që njohin fytyrat e njerëzve.
Në mënyrë që konsumatorët të marrin letra të tualetit, ata duhet të tregojnë fytyrën e tyre para aparatit elektronik dhe të mbajnë kontaktin me sy- dhe nëse kanë nevojë për ende, duhet ta përsërisin veprimin, përcjell gazetametro.net
Parku ku janë vendosur pajisjet është shumë i vizituar dhe një vend mjaft i preferuar i turistëve, gjë që ka dërguar në shumë vjedhje të letrave të tualetit.
Kjo ide disave nuk u pëlqeu duke u ankuar se nuk duan të japin informatat e tyre thjesht për një letër tualeti, kurse disa e panë si të qëlluar.
Shumë tualete publike në Kinë nuk ofrojnë letra të tualetit, dhe kinezët i marrin ato me vete nga shtëpia nëse duan t’i përdorin. /gaetametro.net