Loading…
Kinezët nga ana e errët e Hënës kanë dërguar fotografi të mahnitshme
  • 12/01/2019 | 23:45

Kinezët nga ana e errët e Hënës kanë dërguar fotografi të mahnitshme

Pamja panoramike në 360 shkallë tregon sipërfaqen e hirtë të Hënës, një pjesë të sondës, robotin e vogël dhe gjurmët e rrotave të tij në sipërfaqe, transmeton Gazeta Metro.

Sonda lunare kineze ka dërguar në Tokë nga faqja e fshehur e Hënës një fotografi impresionuese panoramike mepamje të peizazhit të prerë nga krateret.

Moduli hulumtues lunar Chang’e-4 është lansuar nga Toka më 8 dhjetor, ka aterruar e sigurt më 3 janar në faqen e fshehur të Hënës, që është lëshimi i parë në atë hemisferë, e cila nuk është e dukshme nga Toka.

Është fjala për një etapë kyçe të programit ambicioz kozmik kinez.

Roboti i vogël i teledirigjuar Yutu-2 (“Lepuri nga xhelatina 2”) e ka lënë modulin dhe është nisur në hulumtimin e sipërfaqës së Hënës për ta analizuar.

Me aparatin fotografik të përforcuar në sondën Chang’e-4 është xhiruar fotografia të cilën të premtën e ka publikuar Agjencia kozmike kineze CNSA (China National Space Administration).

Pamja panoramike në 360 shkallë tregon sipërfaqen e hirtë të Hënës, një pjesë të sondës, robotin e vogël dhe gjurmët e rrotave të tij në sipërfaqe.

“Shkencëtarët kan bërë analizën e parë topografikë të sipërfaqes së Hënës rreth vendit të lëshimit në bazë të fotografive”, ka bërë të ditur CNSA.

Sonda Chang’e-4, Lepuri nga xhelatina 2 dhe sateliti Queqiao përgjegjës për dërgimin e informatave në Tokë “është në gjendje stabile dhe të gjitha programet po zhvillohen sipas planit”, thotë kumtesa.

Roboti i teledirixhuar me peshë 140 kilogramë të enjten sërish ka qenë aktiv pasi që disa ditë është lënë në gjendje qetësi për t’iu shmangur temperaturave skajshëm të larta në sipërfaqen e Hënës.

Kjo është hera e dytë që Kina dërgon robotë hulumtues në Hënë, pas Lepurit nga xhelatina, në vitin 2013./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë