Loading…
Kisha katolike në panik: Janë shtuar pushtimet nga djalli, organizojnë seminar
  • 18/05/2019 | 16:47

Kisha katolike në panik: Janë shtuar pushtimet nga djalli, organizojnë seminar

Për herë të parë, Seminari i egzorcizmit dhe lutjeve për çlirim në universitetit të Papës Regina Apostolorum është hapur jo vetëm për klerin katolik, por edhe për ortodoksë madje edhe për protestantë, transmeton Gazeta Metro.

Për dallim prej kishave ortodokse, Kisha katolike protestantët në teori ende i konsideron heretikë dhe nuk i njeh sakramentet e tyre.

Kisha katolike është në panik për shkak të shtimit të supozuar të pishtimeve nga djalli dhe, gjë që i brengos më shumë, ateizmi. Për të gjitha fajin e kanë rrjetet shoqërore dhe praktikat ezoterike. Aq sa ia kanë dalë ta bindin edhe ministrinë italiane të arsimit që seminarin për egzorcizmin t’ua ofrojë edhe profesorëve e mësuesve.

“Nuk jemi të vetmit, të gjithë e bëjnë këtë”

“Kjo është hera e parë që denominime të ndryshme takohen për t’i krahasuar përvojat e tyre lidhur me egzorcizmin. Synimi është që të ndihmohemi në mënyrë të ndërsjellë, apo nëse doni ta quani edhe ashtu, të përcaktojmë praktikën më efektive. Ndonëse me egzorcizmin më së shpeshti lidhet Kisha katolike, për shkak të filmasi si “Egzorcisti”, nuk jemi e vetmja kishë e cila e bën këtë. Dëbimi i djallit rrjedh nga ditët më të hershme të krishtërimit”, thotë kleriku e teologu spanjoll Padero Barrajon, transmeton New-si australian.

Kisha katolike italiane, e cila nuk financohet nga buxheti po nga një tatim i veçantë të cilin vullnetarisht e paguajnë ata besimtarë të cilët duan, seminarin e paguan 400 euro./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë