Loading…

‘Kisha ofertë prej ekipeve nga këto tre shtete’, Lirim Kastrati: Qëllimi është kualifikimi në Europian

  • 31/01/2023 | 14:34

‘Kisha ofertë prej ekipeve nga këto tre shtete’, Lirim Kastrati: Qëllimi është kualifikimi në Europian

Të dielën në ndeshjen mes Ujpest dhe Honved në Hungari u realizua një super gol në minutën e 61’të. Një goditje precize dhe e fortë nga jashtë zonës bëri që stadiumi ‘Szusza Ferenc’ të ‘shpërthejë’ në festë. Atë gol e realizoi mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Lirim Kastrati. Ai në një prononcim për Gazeta Metro foli rreth sezonit që po kalon me skuadrën nga Budapesti, periudhën e vështirë të lëndimit dhe normalisht edhe për mundësitë e ‘Dardanëve’ që të kualifikohen në Kampionatin Europian.


Në derbin e qytetit kundër Ferencvaros më 4 shtator të vitit të kaluar, futbollisti kosovar u detyrua të largohej nga fusha më herët se sa që ishte e parashikuar. Ai pësoi një dëmtim që e la jashtë fushave për gati tre muaj.

Ky lëndim i pësuar kishte bërë që mos të jetë në dispozicion të përzgjedhësit, Alain Giresse as për ndeshjet e shtatorit në Ligën e Kombeve kundër Irlandës Veriore dhe Qipros.

”Po e kam pasur një lëndim pak të vështirë por nuk jam dorëzuar, kam punuar që të kthehem sa më mirë dhe tash jam shumë mirë edhe formën mund të them se deri në 90% e kam marrë përsëri,” thotë Lirim Kastrati për Gazeta Metro.

23-vjeçari deri para atij lëndimi, po kalonte në një formë mjaft të mirë dhe ishte një ndër futbollistët kyç të Ujpest.

Mirëpo, futbollisti nga Malisheva e ka gjetur përsëri formën e tij më të mirë. Inkuadrimi i tij të dielën në pjesën e dytë u vërejt menjëherë në lojën e ekipit.

Ai për Gazeta Metro zbulon se gjatë afatit kalimtar të verës dhe këtij të janarit ka pasur oferta nga ekipe të ligave të njohura si të Gjermanisë, Belgjikës dhe Turqisë.

”E kam pasur vitin pak të vështirë për shkak të atij lëndimi dhe kam pasur oferta edhe ta ndryshoj klubin. Por, marrëveshja ndërmjet klubeve nuk është arritur. Kam pasur ofertë prej ekipeve të vendeve si Gjermania, Belgjika dhe Turqia. Tani jam i fokusuar këtu ta përfundoj vitin sa më mirë dhe goli më ka shpërblyer,” tha ai. (Cialis)

Ujpest për dallim nga edicionet e kaluara këtë sezon ka hasur në vështirësi të mëdha, saqë momentalisht po lufton për mbijetesë ku gjendet vetëm tre pikë nga e ashtuquajtura ‘zonë e kuqe’.

Kastrati beson se me përforcimet e reja që janë bërë në janar, në stinorin vjeshtor do të arrijnë t’i rikuperojnë pikët e humbura dhe të fillojnë me rezultatet pozitive.

”Sezoni ynë deri tani nuk ka qenë shumë i mirë sikur që i kemi pasur synimet edhe do gjëra si lëndimet kanë ndikuar, pasi kemi pasur mungesa shpesh herë. Mirëpo tani jemi kthyer kemi marrë dy, tri lojtarë ri. Shpresoj që me ta dhe të gjithë ne me punë dhe angazhim që jemi duke e bërë çdo ditë do të ia dalim sa më mirë,” tha ai për Gazeta Metro.

Mbrojtësi kosovar edhe pse ishte ftuar në disa ndeshje për Kosovën gjatë kohës kur përzgjedhës kishte qenë Bernard Challandes nuk kishte pasur hapësira të mjaftueshme. Kjo gjë ndryshoi kur drejtimin e Kombëtares e mori Alain Giresse.

Ndoshta edhe për shkak të mungesës së Florent Hadërgjonaj, por të cilin e zëvendësoi për mrekulli.

”Në vitin 2022 kam pasur mundësi më shumë të luajë për Kombëtaren dhe jam shumë i gëzuar sepse e kam pritur që shumë kohë të tregoj veten me performancat e mia në fushë edhe besoj që kemi kaluar shumë mirë,” tha ai.

Në fund, Kastrati thotë se qëllimi nga kualifikimet për Kampionatin Europian 2024 është ”kualifikimi historik”.

”Me shumë kënaqësi jam duke i pritur, besoj edhe shpresoj kemi me pas shumë shanse dhe paraqitje të mira për të arritur qëllimin i cili është kualifikimi historik,” përfundoi ai për Gazeta Metro.

‘Dardanët’ rrugëtimin e tyre për ”kualifikimin historik” e nisin më 25 mars kundër Izraelit në ndeshjen që do të zhvillohet në Tel-Aviv, ndërsa pas tre ditësh është nikoqire e Andorrës.

Përveç këtyre dy Kombëtareve në të njëjtin grup janë edhe Rumania, Bjellorusia dhe Zvicra.

Më poshtë gjeni super golin e Lirim Kastratit të dielën kundër Honved./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë