Loading…

Kisha shqiptare heshtë ndaj dy ekstremistëve katolik, merr kritika nga profesori i UP’së 

  • 14/08/2019 | 21:30

Kisha shqiptare heshtë ndaj dy ekstremistëve katolik, merr kritika nga profesori i UP’së 

Ardian Gola, profesor në Universitetin e Prishtinës, ka reaguar për deklaratat fyese dhe kërcënuese të dy katolikëve nga Shqipëria, duke thënë se heshtja e Kishës Katolik në Kosovë e Shqipëri ndaj këtij kërcenim e rëndon edhe me shumë gjendjen, shkruan Gazeta Metro.


Gola ka thënë se heshtja e Kishës Katolik në Kosovë e Shqipëri ndaj thirrjeve për vrasje, kërcënime e linçimeve të Anton Zefit dhe Luigj Markut, drejtuar myslimaneve nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut vetëm sa e rëndon edhe me tepër situatën, dhe se rrezikon të behët pashmangshëm pjesë e një diskursi të tillë terrorizues.

Tutje Gola ka shtuar se sa më i vonshëm të jetë reagimi aq më keq, sepse kjo mund të prodhoj dhunë dhe se nuk dihet si do të përfundoj, dhe se aktualizimi i urrejtjes ndërfetare shkon vetëm në favor të politikës së korruptuar.

Ky është statusi i plotë i profesorit Gola:

“Kisha Katolike ne Shqiperi, por edhe ajo ne Kosove, tashme nuk do te duhej te heshtnin perkitazi me kercenimin publik te dy pjesetareve te komunitetit katolik ne Shqiperi, Anton Zefit dhe Luigj Markut, drejtuar muslimaneve nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Kercenimi duket qe ka konsistence dhe nuk duket te jete spontan.

Marre parasysh faktin qe Kisha eshte strukture dukshem me e organizuar institucionale, duke pasur keshtu nivel me te larte te kontrollit te jetes shpirterore, dhe jo vetem, te besimtareve katolike, heshtja ndaj ketij kercenimi e rendon edhe me shume gjendjen. Une prita nje distancim nga keto kercenime. Ose te pakten nje deklarate publike ku kundershtohet cfaredo thirrje per vrasje, lincim dhe percarje ne emer te fese dhe behet ftese per pluralizem, bashkejetese dhe mirekuptim fetar tek shqiptaret dhe me gjere. Perndryshe Kisha rrezikon te behet pashmangshem pjese e nje diskursi te tille terrorizues, ani pse kercenuesit nuk jane duke e bere kete shprehimisht ne emer te saj.

Sa me i vonshem reagimi, aq me keq, sepse kjo mund te prodhoje spirale te dhunes diskursive, qe s’dihet ku perfundon. Aktualizimi i urrejtjes nderfetare tek shqiptaret shkon vec ne favor te lidershipit katerciperisht te korruptuar politik dhe profitereve te ndryshem te situatave te renduara shoqerore. Ikje masive e njerezve per shkak te pasigurise financiare e juridike te shkaktuar nga korrupsioni endemik ne te dy vendet, e iu ka teke dy palaçove me dale ne mbrojtje te Krishterimit. Idiote!”/gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë