Loading…

Kishte goditur një person me dorezë të armës me gaz, arrestohet një i dyshuar në Prizren

  • 14/10/2021 | 16:28

Kishte goditur një person me dorezë të armës me gaz, arrestohet një i dyshuar në Prizren

Policia në Prizren ka bërë të ditur se më 20 gusht 2021, në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren, kishte ndodhur një rast lëndim i lehtë trupor. I dyshuari kishte lënduar një person dhe pastaj ishte arratisur.


Ndërsa, sipas policisë, pas punës operative – hetimore të vazhdueshme, i dyshuari është detyruar të paraqitet në stacion policor së bashku me avokatin e tij mbrojtës ku dhe ka dorëzuar armën e llojit ‘pistoletë’.

Arma dyshohet të jetë me  gaz e që me të njëjtën dorezë të armës dyshohet që e ka goditur viktimën duke i shkaktuar lëndime trupore.

“I dyshuari K.GJ i lindur në vitin 1995, përveç incidentit lëndim i letë trupor, te i njëjti ishte gjetur edhe arma e paautorizuar. Për këtë rast i dyshuari me aktvendim të prokurorit të shtetit u ndalua në mbajtje në afat prej 48 orësh.  Rasti është nën hetime”, thuhet nga policia e Prizrenit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë