Loading…

Kishte probleme me frymëmarrjen derisa ra në tokë: Mësohet gjendja e Agueros

  • 31/10/2021 | 13:44

Kishte probleme me frymëmarrjen derisa ra në tokë: Mësohet gjendja e Agueros

Sulmuesi i Barcelonës, Sergio Aguero është dërguar në spital pasi ndjeu dhimbje gjoksi dhe u ankua për marrje mendsh gjatë barazimit 1-1 të skuadrës së tij në La Liga me Alavesin të shtunën.


Gjatë pjesës së parë, argjentinasi, i cili po luante si startues për herë të parë në La Liga në “Camp Nou”, u duk se i sinjalizoi pankinës së ekipit të tij se donte të largohej nga fusha. Pak para mbylljes së pjesës së parë, 33-vjeçari është parë i shtrirë në fushë teksa mbante gjoksin e tij, përcjellë KosovaPress.

“Sergio Aguero kishte dhimbje gjoksi për pjesën më të madhe të pjesës së parë dhe u zëvendësua nga Philippe Coutinho dhe më pas u dërgua në spital për analiza kardiake”, thuhet në njoftimin e Barcelonës.

Stafi mjekësor nxitoi për të ndihmuar Agueron, i cili përfundimisht u ngrit dhe doli ngadalë nga fusha.

“Më thanë se po ndihej pak i trullosur. Sapo mësova se ai u dërgua në spital dhe nuk mund të them më shumë derisa ta di”, tha trajneri i Barcelonës, Sergi Barjuan pas ndeshjes.

Sipas mediave spanjolle, gjendja e Agueros është tani më stabile por ai vazhdon të trajtohet në spital.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë