Loading…
Kjo adoleshente mund të bëhet fituese e çmimit Nobel
  • 14/03/2019 | 15:02

Kjo adoleshente mund të bëhet fituese e çmimit Nobel

Suedezët kanë nominuar aktivisten e re, gjashtëmbëdhjetëvjeçaren Greta Thunberg për çminin Nobel për paqe, transmeton Gazeta Metro.


Thunberg ka inkurajuar nxënësit që të mos shkojnë në shkollë dhe t’u bashkohen protestave të cilat luftojnë për përshpejtimin dhe inicimin e aksioneve në lidhje me ndryshimet e klimës, ndërsa kjo lëvizje është përhapur përtej kufijve të Suedisë në tërë Evropën.

“Lëvizja e madhe, të cilën e ka nisur ajo është nxitje e madhe drejt paqes. E kemi nominuar sepse ajo kundër çka lufton është shpesh arsye e luftave e konflikteve”, kanë thënë nga parlamenti suedez.

Kjo aktiviste ka fituar titullin e adoleshentes më me ndikim në vitin 2018, të cilian ia ka ndarë revista “Time”.

“Mendojmë se jemi në fillim të diçka të madhe. Ndryshimi është në horizont, ai po vjen. Njerëzit do të ngriten për të drejtat e tyre”, ka thënë Thundberg për “The Guardian”./gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 20/05/2019 | 23:38
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë