Loading…

Kjo e pret Kosovën, nëse nuk konstituohet Kuvendi brenda afatit kushtetues

  • 10/12/2019 | 00:12

Kjo e pret Kosovën, nëse nuk konstituohet Kuvendi brenda afatit kushtetues

Prej që janë certifikuar zgjedhjet nga KQZ, nuk kemi ende një Qeveri të re, edhe pse kjo ishte thënë nga VV dhe LDK se do të ndodhte sapo rezultati i zgjedhjeve të jetë zyrtar, transmeton Gazeta Metro.


Por çka e pret Kosovën nëse nuk konstituohet Kuvendi, brenda afati kohorë?

Njohësi i Kushtetutës së Kosovës, Mazllum Bajraliu, ka thënë se nëse nuk konstituohet Kuvendi atëherë shkohet në zgjedhje të reja.

Afati për konstituim të Kuvendit ka filluar pas certifikimit të rezultateve, përderisa dy subjektet e para VV dhe LDK nuk po mund të bien dakord rreth posteve ministrore, që në këtë mënyrë të formojnë Qeverinë e re.

“Nëse nuk konsitituohet Kuvendi brenda këtij afati, atëherë sipas dispozitave kushtetuese, pas 40 ditëve shkohet në zgjedhje”, thotë Bajraliu.

Ai thotë se brenda këtij afati nëse nuk formohet Kuvendi, Presidenti patjetër i shpall zgjedhjet.

“Presidenti i shpall zgjedhjet, patjetër”, thotë Bajraliu

Poashtu, Bajraliu thotë se presidenti ka të drejtë, sipas Kushtetutës, që në rast se nuk krijohet qeveria e re në tentimin e parë, në konsultim me partitë tjera, të shpallë një kandidat tjetër për kryeministër.

Vlenë të theksohet se KQZ ka certifikuar rezultatet me datën 27 nëntor./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë