Loading…

Kjo është 63 vjeçarja për të cilën të gjithë po çmenden

  • 04/06/2020 | 23:56

Kjo është 63 vjeçarja për të cilën të gjithë po çmenden

Një grua në Britaninë e madhe, e cila është në të gjashtëdhjetat e saj, thotë se duhet t’u kujtojë djemve të ri që i shkruajnë në rrjete sociale  se ajo është në moshën e nënës së tyre dhe këto gjëra nuk funksionojnë me të. Shelia Kiss, 62 vjeçe nga Birmingham filloi të ndjekë një dietë të shëndetshme të shoqëruar me ushtrime fizike pas lindjes së djalit të saj të dytë, Shanon.


Dëshira për të pasur një trup në formë, bëri që Shelia të shtonte orët e stërvitjes për të arritur rezultatet e kërkuara. Për 30 vite pa u ndalur, Shelia është ushtruar rreth 2 orë në ditë për gjashtë herë në javë. 62-vjeçarja zbulon se dhe djem të moshës 20 vjeç i shkruajnë në Instagram duke e ngatërruar këtë aplikacion me Tinder, e cila është e specifikuar vetëm për takime.

“Fillova shëndetin dhe stilin e jetës fizike kur isha 30 vjeç, pasi linda fëmijën e dytë. Unë luaj tenis dhe ushtrohem gjashtë herë në javë. Në të dyzetat e mia nisa palestrën dhe besoj se kjo ka luajtur një rol parësor në tonifikimin e turpit tim”, tha  Shelia.

Më tej ajo shtoi:

“Unë gjithmonë jam pyetur në palestër se cila është mosha ime dhe gratë e reja gjithmonë më thonë: “Ne thjesht duam të jemi si ju kur të plakemi”.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë