Një 15 vjeçar humbi jetën si pasojë e të shtënave me armë që mori mbrëmë në fshatin Gradincë të Drenasit.
Nga të shtënat me armë i plagosur mbeti edhe një person tjetër, babai i viktimës në këtë rast.
I dyshuari për vrasje është dorëzuar sot në Polici. Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
Ahmeti ka thënë se 54-vjeçarit i është sekuestruar një armë zjarri që dyshohet të jetë përdorur në rast.
“Sot rreth orës 08:30, është dorëzuar në polici i dyshuari për vrasjen që ndodhi mbrëmë në fshatin Gradicë. Xh. B. (mashkull) 54 vjeç,shtetas i Republikës së Kosovës, të cilit poashtu i është sekuestruar një armë zjarri që dyshohet të jetë përdorur në rast. Ndaj tij kanë filluar procedurat e nevojshme policore”, ka thënë Ahmeti