Në orët e mbrëmjes së djeshme, në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë, policë civilë kanë arrestuar dy të dyshuar në njërin prej lokaleve të kryeqytetit.
Indeksonline mëson se të dyshuarit ishin në kërkim nga autoritet e sigurisë. Njëri prej tyre është Elbasan Keracia dhe tjetri me emrin Jeton.
Më poshtë i keni edhe pamjet gjatë arrestimit të këtyre personave. Së bashku në tavolinë me të dyshuarit ishte edhe një vajzë (bionde).