Loading…

Kjo është arsyeja e vërtetë, përse hotelet përdorin çarçafë të bardhë

  • 16/11/2019 | 17:14

Kjo është arsyeja e vërtetë, përse hotelet përdorin çarçafë të bardhë

Teksa festat po afrohen të gjithë po mendojnë se ku do të ‘arratisen’, transmeton Gazeta Metro.


Ndalojmë tek pushimet, hotelet, akomodimi! Shumëkush mendon për atë shtratin e madh e të butë, për një gjumë të qetë, për ato çarçafët tërheqës që thuajse ofrojnë pa kursim të gjitha hotelet ku akomodoheni.

Por, a keni vënë re edhe ju  që hotelet gjithmonë përdorin çarçafë dhe jastëkë të bardhë? Dhe a keni menduar ndonjëherë se pse?

Rezulton në fakt se ka një arsye të fortë që qëndron pas kësaj. Emma Hooton, stiliste shtëpish në Tielle Love Luxury, i tha revistës Red: se çdo ngjyrë tjetër përveç të bardhës venitet me kalimin e kohës.

Kjo nuk ndodh kurrë me nuancën e bardhë, ajo është e përjetshme, tërheqëse dhe e freskët.

Pra e mësuat arsyen.

Që dhoma e hotelit të duket sa më e rregullt, por njëherësh që krevati të duket si i ri dhe super komod, çarçafët e bardhë janë gjithmonë zgjedhje.

Kini parasysh, ato kurrë nuk zbehen pas disa larjeve. Tani edhe ju e dini arsyen./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë