Loading…

Kjo është arsyeja pse dha dorëheqje Zaev nga posti i kryeministrit dhe kryetarit të partisë

  • 31/10/2021 | 22:53

Kjo është arsyeja pse dha dorëheqje Zaev nga posti i kryeministrit dhe kryetarit të partisë

Kryetari i Lidhjes Socialiste Demokrate të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në daljen e parë pas  zgjedhjeve lokale, ka njoftuar qytetarët e Maqedonisë se ka dhënë dorëheqje të parevokueshme si kryeministër i vendit dhe si kryetar i LSDM-së. 


Kjo dorëheqje vjen pasi vetë ai e vlerësoi si një humbje të madhe në zgjedhjet lokale të partisë të cilën e ka udhëhequr deri më tani.

Ai këtë e bëri në një konferencë për media në Shkup, ku ka uruar kundërshtarët politikë për fitoren në zgjedhjet komunale.

Partia e Zaev nuk shënoi rezultate të mira në raundin e dytë të zgjedhjeve komunale në Maqedoninë Veriore.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë