Loading…

Kjo është arsyeja pse preferohet të përdorët krehër druri në vend se të plastikës

  • 31/07/2020 | 16:55

Kjo është arsyeja pse preferohet të përdorët krehër druri në vend se të plastikës

Kujdesi për flokët është shumë i rëndësishëm sidomos në këtë periudhë të vitit. Ju mund të përdorni të gjitha produktet dhe përbërësit e shtrenjtë, por nëse nuk e kuptoni natyrën dhe strukturën e flokëve do jetë e vështirë për të gjetur zgjidhjen e duhur.


Shumë individë provojnë gjëra të ndryshme për të rritur vëllimin, eleminuar zbokthin dhe përmirësuar cilësinë e përgjithshme të flokëve. Por një diferencë të madhe sipas ekspertëve bën edhe lloji i furçës ose krehërit që iu përdorni.

Krehërat prej druri konsiderohen të jenë më të mirë se ata plastikë.

Mendohet se krehërat prej druri kanë dhëmbë më të butë dhe mund të minimizojnë dëmtimin e lëkurës së kokës dhe të përmirësojnë rrjedhjen e gjakut. Kjo, nga ana tjetër, mund të përmirësojë cilësinë e flokëve, të bëjë që të ndjeheni më të qetë, duke bërë që thatësia e lëkurës së kokës dhe kruarja të largohen.

Krehërat prej druri mund të parandalojnë dëmtimin e flokëve dhe mund të kujdesen për brishtësinë e tyre. Pavarësisht nëse flokët janë të lagësht apo të thatë, krehëri mund të rrëshqasë pa probleme, pa i këputur flokët.

Mendohet se krehërat plastikë mund të shkaktojnë acarim të lëkurës së kokës. Një krehër prej druri është më i butë për t’u përdorur dhe nuk shkakton dëmtim të flokëve. Gjithashtu mund të ndihmojë shumë me zbokthin dhe problemet që lidhen me të

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë