Loading…

Kjo është arsyeja se përse kosovarët s’mund të udhëtojnë drejt Suedisë deri më 31 janar 2022

  • 01/11/2021 | 17:38

Kjo është arsyeja se përse kosovarët s’mund të udhëtojnë drejt Suedisë deri më 31 janar 2022

Në vendimin e Qeverisë suedeze, ndalohen hyrjet nga jashtë BE’së deri më 31 janar të vitit të ardhshëm, këtu përfshihet edhe shtetasit e Kosovës. Ky ndalim nga qeveria suedeze vjen si pasoj e pandemisë. përcjellë Gazeta Metro.


Ky ndalim i hyrjes bazohet në një rekomandim të Këshillit të Ministrave të BE-së i vlefshëm për një kohë të pacaktuar për shkak të pandemisë me koronavirus, kështu që zgjatja është në përputhje me rekomandimin.

Këto ndryshime do të hyjnë në fuqi më 5 nëntor 2021. Ndërkaq, ndalimi i hyrjes në Suedi për udhëtarët nga vendet brenda BE-së është zgjatur deri më 30 nëntor 2021.

Për të udhëtuar në Suedi nga këto vende, duhet të jeni ende në gjendje të tregoni një certifikatë digjitale të BE-së për COVID-19 ose certifikatë ekuivalente që deklaron se ose jeni vaksinuar kundër COVID-19, keni dalë negativ brenda 72 orëve para mbërritjes ose jeni shëruar nga COVID-19 brenda 6 muajve.

Sikur edhe më herët, personat që udhëtojnë nga Danimarka, Finlanda, Islanda dhe Norvegjia nuk i nënshtrohen asnjë kufizimi të hyrjes dhe për këtë arsye nuk kanë nevojë të paraqesin një certifikatë kur hyjnë në Suedi./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë