Loading…

Kjo është data e fundit kur bëhet shpallja e kandidaturave për kryetar të PDK’së

  • 26/06/2021 | 13:15

Kjo është data e fundit kur bëhet shpallja e kandidaturave për kryetar të PDK’së

Afati i fundit për deponim të shpalljeve të kandidaturave për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), është data 1 korrik, shkruan Gazeta Metro.


Lajmin e ka bërë të ditur për Metron, zyrtari i kësaj partie, Betim Gjoshi, i cili tha se deri më tani nuk ka asnjë kandidat zyrtar.

“Afati i fundit për deponim-shpallje të kandidaturave është data 1 korrik”, ka thënë shkurt Gjoshi për Metron.

Ndryshe burime të Metros brenda PDK’së bëjnë me dije se janë dy kandidatë që janë duke e menduar shpalljen e kandidatures. Bëhet fjalë për Enver Hoxhaj dhe Memli Krasniqin, të cilët ende nuk janë deklaruar publikisht.

PDK do ta zgjedhë kryetarin e ri të partisë më 3 korrik.

Partia Demokratike e Kosovës, ka qenë prej fillimit të nëntorit të vitit të kaluar me ushtrues detyre të kryetarit, Enver Hoxhajn, pas dhënies së dorëheqjes të ish-kryetarit Kadri Veseli, pas konfirmimit të aktakuzës ndaj këtij të fundit nga Gjykata Speciale.

Enver Hoxhaj ishte edhe kandidat për kryeministër nga PDK’ja në zgjedhjet e 14 shkurtit. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë