Loading…

Kjo është data e fundit për legalizimin e armëve, ose pason dënimi deri në 10 vjet burg

  • 12/09/2019 | 09:38

Kjo është data e fundit për legalizimin e armëve, ose pason dënimi deri në 10 vjet burg

Policia e Kosovës ka njoftuar  se nëse nuk bëhet legalizimi i armëve deri me datën 17 shtator, të gjithë ata që nuk respektojnë këtë vendim do tëgjobiten deri në 7500 euro dhe deri në 10 vjet burg, shkruan Gazeta Metro.


Qytetarët eRepublikës së Kosovës kanë të drejtë të legalizojnë armët deri në atë datë në të kundërtën shteti do të veprojë me masa të rrepta, deri në heqje lirie për një dekadë.

Policia ka njoftuar gjithashtu, se legalizimi i armëve bëhet duke aplikuar në stacionin më të afërt policor dhe pastaj të ndiqen udhëzimet tjera nga zyrtarët policorë.

Përdorimi i armëve pa leje në Kosovë është një dukuri shumë e përhapur dhe shumë shqetësuese për qytatarët, amdaj thirrja për ndjekje penale nga ana e shtetit shihet si një mundësi e mirë si për sigurinë në vend ashtu edhe për përgjegjësit e secilit që ka një armë në shtëpi, për të cilën duhet të jetë e njoftuar edhe policia.

Policia e Kosovës ka organizuar një fushatë vetëdijesuese lidhur me legalizimin e armëve pa leje:

./gazetametro.net

Shiko videon këtu 

 

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë