Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës Anton Quni në vitin 2017, kishte thënë në Kuvend, se misioni i tij do të ishte i përfunduar në ditën kur t’i shihte Hashim Thaçin dhe Kadri e Veselin prapa grilave, shkruan Gazeta Metro.
Quni aso kohe, në një repltik me Veselin ( atëherë kryeparlamentar), kishte pohuar se do të ishte në Kuvend deri t’i shihte në burg këta dy.
“Por një gjë, dua t’ju garantoj, zoti Veseli, zoti Thaci, ju jeni arsyeja që më detyroni të qëndroj ende në këtë parlament. Ndoshta e ndjeni fitimtarë veten në këtë betejë, por do shihemi në finale. Ju po më detyroni të qëndroj këtu, derisa t’ju shoh juve prapa grilave, ju aty e keni vendin”, kishte thënë Quni.
Lexo edhe Syla: Ndihem i ofenduar që ministri i cili kërkoi burgosjen e krerëve të UÇK’së, të mbrojë vendin tim
Më poshtë ju sjellim replikën e plotë të tyre:
./gazetametro.net