Loading…

Kjo është futbollistja që refuzoi të mbante një minutë heshtje për Maradonan

  • 30/11/2020 | 16:06

Kjo është futbollistja që refuzoi të mbante një minutë heshtje për Maradonan

Futbollistja spanjolle, Paula Dapena, vendosi të ulej në fushë derisa pjesa tjetër e lojtareve ishin duke mbajtur një minutë heshtje për Diego Maradonan.


Në të gjitha evenimentet sportive janë mbajtur nderime për legjendën e futbollit botëror që ndërroi jetë në moshën 60 vjeçare.

Të gjitha ndeshjet e futbollit anekënd botës filluan me një minutë heshtje, nga ligat amatore deri te ato profesionale.

Megjithatë, një futbolliste refuzoi të qëndronte në këmbë për ta nderuar Maradonan, para ndeshjes miqësore ndërmjet Viajes Interrias FF dhe Deportivo Abanca në Coruna të Spanjës.

24-vjeçarja Paula, futbolliste e Viajes, zgjodhi të ulej dhe ta kthente shpinën, derisa të tjerat qëndruan për ta nderuar legjendën.

Dapena është e njohur si një femër me ideale të forta feministe. Ndërsa kur arriti në fushën Abegondo tha se nuk e dinte që do të mbahej një minutë heshtje për Maradonan.

“Porsa e mora vesh që do të kishte një veprim në kujtim të tij, refuzova të mbaj një minutë heshtje për një përdhunues, pedofil dhe abuzues”, ka thënë lojtarja, ndërsa citon AS.

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë