Loading…

Kjo është gjendja e Mërgim Vojvodës, pasi u lëndua në ndeshjen kundër Milanit

  • 13/01/2021 | 12:37

Kjo është gjendja e Mërgim Vojvodës, pasi u lëndua në ndeshjen kundër Milanit

Mbrojtësi i Torinos, Mërgim Vojvoda, është lënduar në ndeshjen kundër Milanit, në kuadër të Kupës së Italisë.


Futbollisti kosovar që ishte titullar u lëndua në krah dhe u detyrua të zëvendësohet në minutën e 84-të.

Koha e rregullt e ndeshjes ndërmjet Milanit dhe Torino është mbyllur 0:0, ndërsa kuqezinjtë triumfuan pas ekzekutimit të penalltive.

Vojvoda gjatë ditës së sotme do t’i kryejë testet mjekësore për të parë shkallën e lëndimit.

Gjithsesi edhe trajneri i skuadrës së Torinos pas ndeshjes deklaroi se shpreson se nuk bëhet fjalë për një lëndim të rëndë.

Torino ka lëshuar një komunikatë për media ku e ka konfirmuar lëndimin e futbollistit të Kosovës, por nuk jep shumë detaje për çfarë lëndimi flitet.

“Lojtari do të jetë subjekt i vlerësimeve të mëtutjeshme në ditët në vazhdim”, thuhet në komunikatën e Torinos.

Por mungesa e tij në fundjavë në ndeshjen Torino – Spezia duket e sigurt.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë