Loading…

Kjo është gjendja e pacientit me variantin afrikan të Covid-19

  • 08/06/2021 | 21:33

Kjo është gjendja e pacientit me variantin afrikan të Covid-19

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka konfirmuar sot rastin e parë me variantin afrikan në Kosovë. I njëjti po trajtohet në Klinikën Infektive.


Brenda Klinikës Infektive po trajtohen gjithsej 19 pacientë me virusin SarsCov 2. Por, ka 4 ditë që brenda saj u hospitalizua edhe një paciente me një variant të ri të këtij virusi.

Hospitalizimin e pacientit në Klinikën Infektive, e konfirmuan edhe nga Klinika Infektive.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të kësaj klinike, Izet Sadiku foli edhe për gjendjen shëndetësore të këtij të fundit.

Megjithatë Sadiku refuzoi të japë informacione më të hollësishme për sa i përket gjinisë së pacientit, moshës apo qytetit  prej nga vjen.

Mirëpo përgjigja e Sadikut, la për të nënkuptuar se pacientja është e gjinisë femërore.

Rastin e parë në Kosovë me variantin afrikan  e kanë konfirmuar edhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik. Këta të fundit thanë se janë duke u gjurmuar rastet e kontaktit të pacientit.

Përhapja e variantit afrikan është mjaft e shpejtë, e kjo gjë po e dallon atë nga variantet tjera. Megjithatë imunizimi i qytetarëve me vaksina, sipas ekspertëve i mbron të gjithë edhe nga ky virus.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë