Loading…

Kjo është gjendja e të plagosurve në Podujevë

  • 25/10/2022 | 19:55

Kjo është gjendja e të plagosurve në Podujevë

Një incident me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në Podujevë.


Policia e Kosovës ka njoftuar se pasditen e sotme në Podujevë janë plagosur dy persona.

Nga ana tjetër, drejtori i Emergjencës në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, ka treguar se në këtë klinikë kanë ardhur tre të plagosur.

“Tre persona kanë ardhur në Emergjencë. Gjendja e të plagosurve është stabile”, ka thënë shkurt Syla, duke mos dhënë detaje shtesë.

Theksojmë se sipas Policisë, në këtë incident janë plagosur dy persona.

“Sot rreth orës 16:00, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Nuhi Gashi” në Podujevë. Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para dyshohet se dy persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit”, ka treguar Borovci.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë