Loading…

Kjo është gjendja momentale në kufirin Kroaci-Serbi, pas hallakamës së djeshme

  • 20/07/2026 | 09:28

Kjo është  gjendja momentale në kufirin Kroaci-Serbi, pas hallakamës së djeshme

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar se situata në pikën kufitare Bajakovo, ndërmjet Kroacisë dhe Serbisë, është stabilizuar pas pritjeve dhe kolonave të gjata të raportuara gjatë ditës së djeshme.


Sipas njoftimit në Facebook, aktualisht qarkullimi në këtë pikë kufitare po zhvillohet pa vonesa të gjata.

MPJD ka bërë të ditur se do të vazhdojë të përcjellë situatën dhe të informojë qytetarët për çdo zhvillim të ri lidhur me fluksin në pikat kufitare.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar se, pas pritjeve dhe kolonave të gjata të raportuara dje gjatë ditës në pikën kufitare Bajakovo, ndërmjet Kroacisë dhe Serbisë, situata tashmë është stabilizuar dhe qarkullimi po zhvillohet pa vonesa të gjata”, thuhet nga MPJD.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë